Rama një kryeministër klloun
Ergys Mertiri
Një kryeministër që del në dy debate politike brenda dy ditësh tregon që është në hall të madh.
Strategjia në dy kohë. Tek News-i, del dhe ulerin në studio, shan e shfryn kunder gjithë botes, nuk kursen të perfshije edhe te birin dhe traumat që ai thotë se ka kaluar në të shkuaren nga shpifjet e atyre që në fakt sot i ka miq, ndersa tek Cani, del të bejë njeriun e butë, të ndjeshem e me humor, duke zbutur imazhin e shperfytyruar te debati i parë.
Per publikun, eshtë si efekti i alternimit të drogerave: E ngre me të bardhe, e ul me të kuqe!
Gjithcka flet per një nevoje të deshperuar per të spostuar vemendjen nga skandalet e turpshme që do kishin rrezuar cdo qeveri në botë, në një vend gjysemnormal. Per ketë eshtë gati të bejë gjithcka, madje edhe të ridalë perseri nudo, vetem e vetem ta largojë vemendjen e publikut nga kjo që po ndodh. E keqja eshtë se ka vite që ben cirk per të larguar vemendjen nga skandalet që i janë berë mullar dhe kjo e ka shnderruar krejtesisht në një klloun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



