Selami i Berishës për Bashën
Dr i filozofisë marksiste- leniniste, Eduart Selami ka hyre serish ne garën për kreun e PD-se. Siç e dimë nuk është hera e parë qe Selami kandidon për kreun e PD-se . Ne vitin 1992 ai zëvendësoi formalisht Berishën ne kohen kur ushtronte detyrën e Presidentit për tu larguar po nga Berisha kur kërkoi ti zinte vendin kryeministrit Alekasndër Meksi ne vitin 1995. Eduart Selami emigroi më vonë në SHBA dhe për shume vite nuk la gje pa thënë për Berishën dhe PD . Ne vitin 2013 Berisha e kandidoi serish për deputet në zonë të sigurt në Elbasan ku edhe mori mandatin e deputetit deti ne këto .Gjatë kësaj periudhe kandidoi pa sukses për postin e Sekretarit te Përgjithshëm ne PD ku me gjithë përkrahjen e hapur te Berishës u rendit i treti pas Ristanit dhe Aibejat . Ne fakt kandidatura e tij për sekretar i PD u komentua ne këtë parti si një loje e Berishës kundër kandidaturës se Alibeajt pasi ne një gare dyshe midis tij dhe Risatnit , Alibeaj ishte favorit . Besohet qe nën orientimin e Berishës vota te Alibeajt shkuan tek Selami ne një gare dhe ne një garë pa balotazh kjo favorizoi Ristanin .
Me Bashen ne krye te PD-se mund te thuhet se shkuan mire. Selami ishte një nga zërat kritikë të tij gje e me sa duket e la edhe jashtë listave te këtyre zgjedhjeve . Nuk u angazho fare ne fushatën qe sapo mbaroi por ishte nga zëra qe nuk doli publikisht kundër PD-se me sa duket ne pritje te humbjes për te rikandiduar për kryetar
Ne ketë rrjedhe historike e logjike edhe kandidimi i tanishëm i duket i dyshimtë . Janë te gjitha mundësitë qe te përdoret si ne rastin e zgjedhjeve të Sekretarit te përgjithshëm për tu përdorur kundër njërit prej kandidateve serioz ne gare , me shume gjasa kundër Bashës , ose për te bllokuar kandidatura te tjera jashtë vullnetit politik te liderit historik , ne se do te ketë siç është njoftuar, kandidate te tjerë.
Ne se ngelet vetëm Basha me Selamin nuk behet fare fjale për gare por për një artificë pasi edhe gruaja e Salemait do te votonte bashen Me shume gjasa mund te jete edhe një kompromis ku Selami ka pranuar te garoje ne shkëmbim te një prej posteve te dyta ne PD sekretar apo nënkryetar dhe kandidimi për kreun ne këtë rasat,mund të justifikoje qenien e tij jashtë grupit parlamentar te PD apo te kompensoje profilin politik , butaforik të tij në radhët e PD-se dhe opinionit publik.
Sido qe te jete ky zhvillim sipas logjikes historike është Selami i radhës Berishës për Bashën dhe të tjerët në PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



