E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e minoritarit grek/ Ish-ministri Demiraj: Politika në kurriz të RENEA-s, gabim i madh
Sot

Vrasja e minoritarit grek/ Ish-ministri Demiraj: Politika në kurriz të RENEA-s, gabim i madh

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, shprehet se, operacioni djeshëm i RENEA-s, ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar nga minoriteti grek gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ka qenë “profesional”.

“Ata qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojne djemte e shkelqyer te Forcave Speciale”, shkruan  ish-ministri, në një shënim në Facebook.

 

 

Viktima Kostandin Kaçifas

Reagimi

Te nderuar miq!

Nuk ka asnje pike dyshimi qe operacioni i nderhyrjes se RENEAs ka qene profesional, i planifikuar sic duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave te vendit, kohes dhe forces se kunderveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat qe qellojne kunder policise konsiderohen te tille).

Ne te gjitha procedurat operacionale te njesive speciale ne bote, asgjesimi i kriminelit qe rrezikon jeten e pjesetareve te njesise eshte i mbeshtetur ne ligj.

Ata qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojne djemte e shkelqyer te Forcave Speciale.

Sigurisht qe humbja e jetes se nje shtetasi nuk perben nje lajm te mire, por ne kushte te tilla eshte domosdoshmeri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.