E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të kurosh imazhin e degraduar me fukarallëk e skamje
Sot

Të kurosh imazhin e degraduar me fukarallëk e skamje

Pamjet nga ERTV ku kryeministri shfaqet si një bamirës i madh që iu ndërton shtëpitë fukarenjve janë gjëja më e ndyrë që mund të bëjë propaganda e një pushteti, aq më tepër e një pushteti si ky që po ua nxin keq jetën njerëzve, aq sa ti detyrojë të mbushin azilet për tu zhdukur nga ky vend.

Kjo vetëm bamirësi nuk mund të jetë. Është thjesht një shfaqje e neveritshme e përdorimit të halleve të të varfërve për qëllime propagandistike. Kjo është fyerje e rëndë e dinjitetit të nevojtarit si dhe fyerje e inteligjencës së publikut. Kryeministri po i trajton të varfërit si lypës, duke u rrekur të shfaqë veten si bamirës.

Në fakt përpara “bamirësisë” që gjithsesi nuk e bën nga xhepi i vet, ai ka përgjegjësinë për gjendjen e hallexhiut që po ndihmon si dhe të qindra apo mijëra të tjerëve si ai, që nuk dijnë ku të mbyten, për shkak se qeverisja e tij nuk po krijon asnjë mundësi mbijetesë për ta. Njerëzit presin qeverisjen e duhur dhe jo bamirësinë nga kryeministri i tyre. Ai është vetëm shkaktari i mjerimit dhe mizerjes së tyre dhe nuk mund të jetë kurrë shpëtimtari.

Cinike, përtej të gjithave, është se, për shkak të mbrapështisë së këtij njeriu, ka pasur një mori rastesh që kanë vrarë veten nëpër burgje, ku kanë rënë pikërisht për shkak të politikave të tij, pasi nuk kanë pasur mundësi të paguajnë energjinë elektrike.

Në fakt, fukarai, i vobekti dhe i mjeruari këtu është vetëm Edi Rama, i detyruar të bëjë shfaqje të tilla poshtërsie në dëshpërim të thellë për të kuruar imazhin e vet të degraduar nga punët e tij të mbrapshta.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/251792558843679/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/313977846088470/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.