E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Varoufakis: Soros pagoi Tsiprasin që të më shkarkonte
Bota

Varoufakis: Soros pagoi Tsiprasin që të më shkarkonte

Janis Varoufakis, i cili njihet për deklarata provokuese, ka tërhequr sërish vëmendjen pas një daljeje në televizion në Greqi të hënën.

Duke folur për Skai TV, Varoufakis deklaroi se George Soros i kishte kërkuar kryeministrit Alexis Tsipras ta shkarkonte nga posti i ministrit të financave më 2015.

Ai e përshkroi ministrin e mbrojtjes, Panos Kammenos, si ‘neo-fashist’.

Ish-ministri i financave të Greqisë tha se marrëdhënia e tij me Sorosin ishte e kufizuar në një telefonatë dhe theksoi se manjati ‘ka bërë disa të gjëra të mira por të çuditshme’.

Për Kammenos tha se përdori ndërhyrjen e supozuar të Sorosit në çështjen e emrit të Maqedonisë për të dëmtuar reputacionin dhe nderin e tij.

Varoufakis shtoi se Kammenos, i cili është lideri i partisë Grekët e Pavarur, partnerja e vogël në koalicionin qeverisës, i përket të njëjtit grup politikanë populistë, ekstremistë të krahut të djathtë, si Viktor Orban e Matteo Salvini, të cilët po fitojnë popullaritet në Evropë.

Komentet e Varoufakis u bënë në përgjigje të komenteve të fundit nga ish-ministri i jashtëm Nikos Kotzias, i cili tha se gjatë një mbledhjeje të kabinetit Kammenos kishte akuzuar Sorosin se kishte paguar qeverinë greke për të promovuar marrëveshjen e Prespës në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë.

I pyetur për përgjegjësitë e tij gjatë negociatave me kreditorët e Greqisë në gjysmën e parë të 2015, për koston e veprimeve të tij për vendin dhe për kërkesën e opozitës për një komision hetimi mbi këtë çështje, Varoufakis u përgjigj se do ta mirëpriste një hetim të tillë.

‘Po të duan mund të më nxjerrin edhe para gjyqit ushtarak’, tha ish-ministri.

Varoufakis tha se partia e tij, DiEM25, do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.