E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi shpifja dhe Hasan Pordha
Sot

Edi shpifja dhe Hasan Pordha

Vetë “materniteti” i shpifjes,Edi Rama,mbodhi bash në një sallë madhështore “ajkën” e gazetarisë shqiptare dhe i kërcënoi se do i gjobisë në se ata e qortojnë. Do i quajë lajmet e tyre fake,fake,fake.

Kryesisht e kishte mërinë me portalet se media mbarë,që e dëgjonte me gojë e xhep hapur,flet me gjuhën e Ramës dhe burim informacioni ka veç ERTV-në.

Më erdhi për të qeshur kur kryeministri im u drejtohej kolegëve me shprehjen:” Mos shpifni,o derëzinj,se do e hani!”. Dhe kujt? Atyre tv-ve dhe gazetave që e sheqerosin kryeministrin nga mëngjesi deri në mesnatë.

Rama po u hiqej si pedagog gazetarie dhe u shpjegonte ç’është shpifja. Merr guxim e flet para “elitës” së gazetarisë nga që i është mbushur mendja top se vetë ai shkruan mirë,me stil Konice dhe me plot ngjyra stilistikore. E vërteta qëndron për gjysëm kështu.

Rama shkëlqen atëhere kur shan,atëhere kur përbuz,atëhere kur tall dhe fyen. Gjeni një copë teksti plot vlera kur ai promovon të mirën? Askund,mos u lodhni hiç.

E kështu,kështu…ky burri i gjatë nisi dje betejën kundër shpifjes. Ky që nxiti median t’ja faturonin mbytjen e Tiranës nga diga e liqenit një të ngrati që Edi të shpetonte kokën e vet.. Ky që shtynte gazetarë të shquar të shanin rrugën e kombit. Ky që u alarmua se i vodhën or?n Bushit. Ky që po vuante nga që gruas së Roshit i hoqën fëmijën. Ky që nxjerr foton e aeroportit të Gjeorgjisë si të aeroportit të Kukësit. Ky që pa shpifje nuk rron një minutë na paska nisur luftën ndaj shpifjes!!! Mbamëni se më zuri retorika e mashtruesit.

Kjo luftë është puro fake,ose tymnajë qeveritare. Betejë super komike. Fiks sikur nesër epikut Hasan Pordha t’i shkrepet të nisë një betejë të ashpër,pa kompromis e me zero tolerancë kundër…pordhëve. Ec e besoje po deshe.

Edvin,si fillim nise luftën nga vetja,prije gjuhën tënde të helmuar. Pastaj llomotit e llomotit sa të duash  për portalet,për të vetmet dritare nga rrezaton e vërteta sot. Dëmi që sjellin ato është i papërfillshëm nga dëmi kolosal i shpifjeve të qeverisë mbarsur me spermë mashtrimi…Kaq sa për sot,o Edi Fake!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.