E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replika /Ish deputetja demokrate :Edhe ti Preç?!
Uncategorized

Replika /Ish deputetja demokrate :Edhe ti Preç?!

(Reagim)

Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.

Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq prevers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti.

Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet.

z.Basha e nominoji ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.

Une dhe gjithe demokratet natyrisht e njihnim por i beme fushate por vete personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar beri qe ai te humbe shansin.

Kjo humbje ka thjesht targen tende Prec Zogaj!

Po ashtu prononcimi jot i sotem dekonspiron,
se karriera e semure dhe aspak refleksioni te riktheu ne PD.

Per te gjithe ne, gjithe demokratet dhe natyrisht edhe per kryetarin Basha ky eshte nje mesim i madh.

Nese do ta perkufizoja kimikisht qendrimin tend or Preç do te perfundoja me nje fjali :”Riciklimi i te ricikluarve eshte ne kushtet e pamundesise”. AD

Replika ish kandidatit per deputet Prec Zogaj dhe ish deputetes demokrate

Albina Deda

Albina, nuk ke sjelle asnje argument apo prove se une kam sulmuar Bashen. Ndoshta ngaterron opinionin me sulmin. Ky eshte problemi yt. I ke mashtruar miqte e tu.U ke zgjuar orekset e sharjeve te rendonta, qe nuk kane asnje lidhje me etiken bashkohore dhe demokratike te komunikimit. A e di ti se çka ndodhur me zgjedhjet ne Shqiperi? A e di ti se keto jane zgjedhjet me te damkosura ne histori nga shitblerja? A edi ti se ne Elbasanin me katermbedhjete mandate PD ka marre vetem tre mandate, aq sa Lezha, kryesisht per shkak te shitblerjes kapilare? Duke u dhene ze mllefeve irracionale te miqve te tu ne fb tend ti nuk ben gje tjeter veçse ben alibine e shitblerjes masive dhe dhunes se jashtezakonshme. Demokratet e fushes se betejes do te te te tregojne ty dhe ndonje tjetri si ti, por edhe shifrat per aq mund te flasin shifrat ne zgjedhjet e blera, se grupi yne dhe une si me i vjetri i grupit beme nje gje per tu lavderuar ne rrethanat e pazarit kombetar me voten, duke marre tre deputete. E kam zakon qe nga fillesat e dekokracise te them mendimin tim te argimentuar, por sulmet personale nuk i kam perlqyer ndonjehere. Ca me pak per ne mik timin siç eshte Lulzim Basha. Po une shtroj nje ceshtje: Po sikur vertete ta kisha sulmuar Bashen pwr rrezultatin,, siç shoh se bejne nje numer jo i vogel demokratesh me mbare vendin? Mos do te thote tu nxjerim thonjte, tu hedhim balte, ti perjashtojme nga partia, te bejme purge te tipit stalinist? Zonje, PD i ka kapercyer keto reminishenca bolshevike ketu e njezet e ca vjet me pare. Une kam bere beteja te medha per tolerancen dhe gjithperfshirjen. Sali Berisha ka ardhur me kalimin e kohes te keto pikpamje fitimtare.Kam pare shume njerez keto vite duke hedhur gurin dhe topin e baltes, te vetequajtur kristiane qe vetem me filozofine e Jezusit dhe me parabolen e tij madheshtore te Marije Magdalenes nuk kane asnje lidhjje. Pluhuri i harreses i ka mbuluar, disa jane penduar. Keshtu do te jete edhe ne te ardhmen me kedo qe nuk kupton natyren e politikes ne shoqerine e hapur. Giithepershirja u drejtohet oponenteve dhe kundershtaret brenda llojit, perndryshe pse do te quhej gjithpershije. Toleranca gjithashtu. Ta citova jo me kot Roger Skruton: Nje identitet poltik i perbashket perforcohet nga moddakordesite. Psikologjia e kazemers i vret partite ne shoqerine e hapur. Kjo eshte filozofia djathtiste. Ti me thua nuk merrem me keto. Po nese nuk merresh me keto nuk je ne zanatin tend. Prisja prej teje te fshije shpifjet, tiu nuk e bere. Lamtumire, zonje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.