Rama i përvishet rektorit Koni: E mëshiroj pafytyrësinë Tuaj, shpresoj të keni kurajën …
Kryeministri Rama ka reaguar menjehere pas deklarates se rektorit te Universitetit te Tiranes, Mynyr Koni, i cili i dha pergjigje me nje leter te gjate akuzave qe i pari i qeverise beri ne adrese te tij, vetem nje dite me pare.
“Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”- shkruan Rama.
Reagimi i Rames
Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



