E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ANALIZA/  Rama i poshtëroi rektorët dhe dekanët, sepse  e di që janë   pa-integritet
Sot

ANALIZA/ Rama i poshtëroi rektorët dhe dekanët, sepse e di që janë pa-integritet

ILIR DEMALIAIlir-Demaliaj-SHBA

Akademikët dje para Ramës si …..

Dje takimi i kryeministrit Rama me dekanët dhe rektorët e Universtiteteve, tregojë qartësisht gjëndjën e pa-integritet dhe pa moral, pa-dije dhe pa-mundësi dhenie dije të këtyre “akademikëve”.  Rama, i poshtroj, i trajtoj si fëmijë rrugaç, i tha dhe çfarë nuk i tha, dhe këta që gjoja pregatisin brezin e ri, ndejtën të gjithë si m… ne shi.

Pse? Sepse, Rama, ja u di të gjitha pislliqet dhe e di që nuk mund të hapin gojën.

Rama, ja u di si kanë bërë para me bordet dhe pronat e shkollave dhe ambientet e studentëve duke i përdorur për pasurimin e tyre personal dhe për këtë nuk mund të hapin gojën.

Ashtu si pasuritë e gjygjtarëve, ashtu si pasuritë e pushtetarëve, ashtu si pasuritë e të gjithë atyre që kanë punuar gjatë gjithë këtyre 28 vjetëve në funksione të ndryshme të shtetit shqipëtar, të cilët, nuk mund të justifikojnë pasuritë e tyre, ashtu nuk mund të justifikohen edhe pasuritë e këtyre dekanëvë dhe rektorëve Koni-Koneve që ndejtën si “kone” para Ramës.

Ata e dinë mirë se si kanë çaplyer varfërinë studentore për lukset e tyre.

Ata e dinë mirë si kanë kërkuar favore seksuale duke dhënë diploma.

Ata e dinë dhe e dinë shumë mirë kush janë!

Ata e dinë se kanë pregatitur një armatë njerëzish me diploma, ekselenca (nuk ka gjithë bota ekselenca sa ka Shqipëria) një armatë injorantësh funksional që kanë mbushur partitë e radhës me militantë të diplomuar për të mbushur administratën me shërbëtorë të makutërise dhe abuzimit të pushtetit  Rama, ja di kompleksin e krimit dhe si kryetari që drejton rrethin korruptiv-shtetëror në bashkëpunim me oligarkët ekonomik si fashizëm financiar, e di se kush janë këta “akademikë” dhe prandaj i trajton si banditë te vegjël para padrinos pushtetit.  Kjo është arsyeja që “elita akademike” e vendit rrinte si m…. ne shi në atë takim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.