A do largohet Icardi nga Interi? / Ja përgjigjja e drejtorit sportiv
Mauro Icardi nuk do largohet nga Interi. Klubet e interesura për të janë gati për të paguar deri në 100 milionë euro vetëm për ta bërë të tyrin. Real Madridi së fundmi është përmendur si alternativë, por në Milano nuk tremben. Drejtori sportiv i klubit zikaltër, Pier Ausilio, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të argjentinasit. Të paktën për momentin.
“Më kuptoni idenë. Nuk mendoj se kjo është një çështje klauzole, por dëshire. Ne duam ta mbajmë në ekip dhe Icardi dëshiron të qëndrojë te ne, sepse ai dëshiron të jetë për shumë vite kapiteni ynë”, – është shprehur Ausilio me siguri të plotë. “Për fat të keq, rregullorja na i ndalon kontratat përjetë. Rregullorja na lejon vetëm për pesë sezone. Projekti ynë bazohet tek Icardi dhe koha po na jep të drejtë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



