E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do t’i dhurojë Beneti shtëpi Luizit?    Pasuria përrallore e Benet Becit që po kërkon ndihmën tek Luizi dhe bandat për vota
Sot

A do t’i dhurojë Beneti shtëpi Luizit? Pasuria përrallore e Benet Becit që po kërkon ndihmën tek Luizi dhe bandat për vota

Pasuritë e zyrtarëve të Rilindjes janë të pallogaritshme, e nisin që nga drejtori me pozitë më të vogël në klanin mavi e deri tek ai madhori.

Kandidati i PS për Shkodrën në këto zgjedhje lokale është Benet Beci. Ish-kreu i KESH e FSHZH, koka e vjedhjeve në sektorin energjitik e atë urbanistik, synon të marrë bastionin veror më 14 Maj.

Beci në politikën shqiptare ka një pozicionim si kameleon i ngjyrave partiake pasi fillimisht ka bërë “bankën” e parave të PD në krye të FSHZH e më pas Lupenin rilindas në PS në krye të KESH. Për të gjithë ata që s’e mbajnë mend, Beci ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2013 nën siglën e demokratëve, e tashmë për kandidon për kryetar bashkie me socialistët.

Pjesën që i ka tepruar nga sasitë e mëdha monetare nga vjelja e taksave të qytetarëve, i ka konvertuar në thasë mielli dhe e quan veten bamirës të Shkodrës duke ua shpërndarë të varfërve në këmbim të votës.

Aq të bollshme janë pasuritë monetare e të patundshme që ka grumbulluar Beci nëpërmjet taksave të shqiptarëve gjatë viteve si drejtor i KESH e FSHZH, sa nuk di si të fshehë vilat që rreshtohen nga Shkodra në veri, e deri tek Gjiri i Lalëzit në Shqipërinë e Mesme për të përfunduar pak kilometra larg Tiranës, sapo kalon Kombinatin.

Fillimisht ajo ndodhet në një zonë të veçuar të shtrirë mes pyjeve, larg objekteve të tjera në zonë. Kjo pasi Beci i ka bërë një kërkesë të veçantë ÇEZ për t’u furnizuar me energji elektrike individualisht me më shumë fuqi, i shkëputur nga kutia energjitike e banesave të tjera në Prush.

Rruga e fshatit është e shtruar për hatër të vilës së Becit, në mënyrë që rilindasi madhor të mos lërë gomat e mjetit të tij luksoz në gropa, ashtu si banorët e fshatrave të Tiranës që për dekada vuajnë për çakull.

Nisur që nga dera e hekurt e jashtme e vilës, ndriçimi e deri tek grilat e dritareve, gjithçka funksionon me telekomandim. Beci ka ndërtuar pa asnjë dyshim një prej vilave më luksoze të rrethinave të Tiranës e jo vetëm.

VILA në Lalëz

Supevila në Tiranë

Thuhet se Beci do t’i dhurojë një shtëpi Luiz Ejllit për suportin në fushatë. Kujtojmë se Luizi nuk ka shtëpi dhe ndoshta kjo fushatë do tē ishte një rast i mirë për të patur një shtëpi në Tiranë

l Luizi ka publikuar foto me Becin në Instagramin e tij dhe me pas ai ka marrë pjesë në një takim me të rinjë shkodranë, ku ishte edhe Benet Beci. Në video, Luizi , dëgjohet kur thotë se “Beneti e ka fitue Shkodrën dhe prisni punët e mira të tij”.

Duke qenë shumë popullor, Luizi, ka forcën e emrit të tij, emër të cilin e ka krijuar vetë.


Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.