E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A  e bleu  Lefter Maliqin me 300 mijë Euro Bledi Klosi ?
Uncategorized

A e bleu Lefter Maliqin me 300 mijë Euro Bledi Klosi ?

Po çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 24 orëve, që Maliqi ka hartuar me kujdes planin si për t’u regjistruar në listën e PD ashtu edhe për t’u shitur tek Rama. Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë pazari në mes të kësaj historie të pistë. Burimet konfirmojnë se Kryetarja e PS të Urës Vajgurore, Memaj, është bërë sekserja e një takimi të djeshëm mes Maliqit dhe Klosit. Klosi është kryesuesi i grupit të deputetëve në Beratit. Duke qenë se PS e ka të vështirë që të mund të fitojë në këtë qark, gjë që u provua dhe në zgjedhjet lokale, ku kandidati i majtë me vështirësi dhe manipulime mundi të sigurojë mandatin me 150 vota më tepër në fund të garës, atëherë ata kanë menduar se mund të funksionojë skema e blerjes së deputetëve që kanë pakënaqësi nga lista e PD. Duhet kuptuar se niveli i blerjes së votës në këto zgjedhje po kalon çdo parashikim, pasi nuk po blihen më vetëm votues, por tani po blihen edhe kandidatë pa karakter.

Pazari për shitjen e Maliqit ka nisur prej ditësh, por ai ka mundur të konkretizohet gjatë orëve të fundit. Maliqi i konsideron votat e zonës ku kandidon sikur të jenë të tijat. Njerëzit për të konsiderohen si skllevër, të cilët i komandon ai vetë. Në rastin konkret, ai përfiton 300 mijë dollarët dhe shet votuesit në treg sikur të ishin skllevër. Kjo mënyrë e reagimit të Maliqit është ajo e një tregtari skllevërish dhe jo njerëzve të lirë. Maliqi duhet të dorëhiqet nga lista e PD dhe më pas, ai të mbajë qëndrimin që dëshiron në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo, Maliqi nuk e bën një gjë të tillë, pasi nëse do ta bënte atëherë do t’i iknin 300 mijë dollarët dhe kjo është pjesë e pazarit me Klosin. Maliqi synonte te ishte i dyti ne listen e PD. Kur ai e pa veten te tretin, zgjodhi rrugen e pazarit.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.