E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është ky fundi i marrëdhënies speciale?
Bota

A është ky fundi i marrëdhënies speciale?

Marrëdhënia Speciale mes SHBA dhe Britanisë rrezikon të shkatërrohet pasi presidenti amerikan Donald Trump sulmoi kryeministren britanike, Theresa May.

Kjo e fundit kritikoi presidentin pasi ai ripostoi disa mesazhe të grupeve ekstremiste të djathta në rrjetet sociale.

May tha se është diçka e gabuar që presidenti riposton video kundër myslimanëve, të postuara më parë nga grupi i ekstremit të djathtë “Britain First”.

Por presidenti reagoi duke thënë se kryeministrja britanike “duhet të fokusohet në terrorizmin islamik që ka zënë rrënjë në Britani”.

Të shumtë janë politikanët britanikë që kanë reaguar me zemërim pas postimeve të Trump.

Lideri i Liberaldemokratëve, Vince Cable tha se Trump është “një racist djallëzor”.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan tha se duhet të anulohet vizita e Trump në Angli.

Komentuesit kanë pikasur faktin se Trump i është drejtuar në fakt një profili tjetër në Twitter, jo atij të kryeministres britanike.

Ndërkohë mediat theksojnë se një prej videove anti-myslimane të postuara nga Trump është false.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.