E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A jemi pranë Luftës së Ftohtë? Rusia reagon ndaj vendimit të SHBA-së
Bota

A jemi pranë Luftës së Ftohtë? Rusia reagon ndaj vendimit të SHBA-së

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nuk e paralajmëron fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, por “është e turpshme”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

lavrov

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë. Por, një epokë e re ka nisur. Është karakteristikë e epokës së re, në të cilën SHBA-ja po thyen sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe sistemin që i frenon armët strategjike sulmuese. Është turp”, tha Lavrov gjatë një vizite në Bishkek.

Ai tha se Rusia do të përdorë mjete ushtarake dhe teknike për t’iu përgjigjur kërcënimeve që paraqet tërheqja e SHBA-së nga traktati.

Të premten, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, nisur nga 2 shkurti.

Një ditë më vonë, edhe Rusia ka thënë se tërhiqet nga kjo marrëveshje.

Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729.

Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen.

Traktati SHBA-Rusi, i cili daton nga Lufta e Ftohtë dhe ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës. Rel

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.