A ka shtet këtu apo jo??
Ervin Berberi
Ky personi qe duket si një plakë e pafajshme dhe që hiqet sikur ka ardhur nga fshatrat afër Elbasanit, është një kriminele që edhe pse është në kërkim gjen kurajon të dali ditën dhe në mes të rrugës, për të konsumuar krimin e rradhës “Mbajtjen e frymës gjallë”.
Pas kërcënimeve të saj u detyrova ti blej 200 Lekë mall.
Ku është Bashkia? Ku është rregulli? Po ligji?
200 Lekë unë 200 Lekë një tjetër dhe plaka kthehet me 2000 Lekë në shtëpi.
Shkurt muhabeti, dy muaj në verë kriminelja siguron 50 000 lekë të cilat i përdor për jetën e saj të zhytur në lluksin e shfrenuar. Celulare, rroba firmato e pije te shtrenjta ne Bllok. Ndërkohë që rinia Tiranase thyhet më dysh duke punuar në punët më të vështira plakës i është fryrë gishti duke bërë Likes në Facebook. Teksa Ministrat e deputetët mezi nxjerrin pagesën e shkollave të fëmijëve në perëndim, disa qindra mijëra euro të siguruara me gjak, kjo kriminele guxon dhe merr frymë.
A ka shtet këtu apo jo??
Ku është shteti qe e kap lepurin me qerre?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


