E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A kanë  turp gjyqtarët e Kushtetueses që u bënë ‘noterët’  Ramës?
OP-ED

A kanë turp gjyqtarët e Kushtetueses që u bënë ‘noterët’ Ramës?

Naim Noka

Ka një pyetje që sot meriton një përgjigje publike.

Si ndihen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që në vitin 2024 legjitimuan ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimeve në territore që duhej të gëzonin mbrojtje maksimale?

Sot, Bashkimi Europian kërkon shfuqizimin e atyre ndryshimeve. Parlamenti Europian ka miratuar një amendament që kërkon jo vetëm anulimin e ligjit, por edhe vendosjen e një moratoriumi për ndërtimet në këto zona.

Kjo nuk është më një debat politik. Është një përplasje mes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe standardeve që Bashkimi Europian i konsideron të papranueshme.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë thjesht gjyqtarë. Ata janë garantët e Kushtetutës dhe filtri i fundit ndaj shumicës parlamentare. Kur ky filtër dështon, pasojat nuk janë vetëm juridike. Ato janë mjedisore, ekonomike dhe historike.

Çdo vendim i tyre mban peshën e përgjegjësisë. Sidomos kur rezulton se ai vendim i ka shërbyer më shumë interesave të politikës sesa interesit publik.

Prandaj pyetja mbetet: a ndjejnë sot ndonjë përgjegjësi profesionale? A reflektojnë mbi faktin se vendimi i tyre po kundërshtohet nga institucionet europiane? Dhe mbi të gjitha, a u detyrojnë shqiptarëve të paktën një ndjesë morale për një vendim që mund t’i kushtojë vendit dëme të parikuperueshme?

Sepse pavarësia e gjyqtarit nuk do të thotë papërgjegjshmëri. Përkundrazi, sa më e madhe pavarësia, aq më e madhe është edhe përgjegjësia për vendimet që lë pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.