A mund ta shpëtojë PD zgjedhja e kryetarit?!
Debati pas zgjedhor ne PD i ka kaluar me kohë kufijtë e normales dhe PD me shumë se sa ne një proces zgjedhor duket se është ne “luftë civile” . Drejtues e anëtare te sajë te njohur ete pa njohur janë përfshirë ne një “luftë” te hapur me njeri tjetrin duke e harruar fare kundërshtarin politik historik PS-në e cila po shijon ne qetësi pushtetin e rifituar si gjithnjë me metoda e mjete te pa drejta e jo demokratike por te legjitimuar nga mungesa e forcës se opozitës .
Debati i përqendruar midis te kënaqurave dhe te pa kënaqurave nga Basha po degjeneron ne një grindje masive pa asnjë kriter parimor ,politik, ideologjik e etik dhe sidomos pa rregulla fillestare te komunikimit midis njerëzve qe presupozohet te jene anëtarë te një partie për me tepër demokratike siç pretendon te jete PD-ja. Ky sherr masiv ne PD ka nxjerrë problemet qe ka kjo parti qe e kapërcejnë dukshëm debatin për kryetarin apo humbjen e zgjedhjeve dhe me sa duket ka te bëjë me keqfunksionimin politik , i9deologjik e organizativ të sajë .
Nga etiketimet që grupet dhe individët e përfshirë ne sherr i bëjnë njeri tjetrit kuptohet se PD-ja përbëhet nga grupime e njerëz qe me shume se ideologjia e bindjet i bashkojnë apo i kanë bashkuar interesat e pushtetit .Spiunë te Sigurimit,sorosistë,komunistë,te korruptuar , bythëlëpirës , urzupatorë, qilistë etje janë epitetet qe demokratet e ndarë në kampe pro dhe kundër Bashës po cilësojnë njeriu tjetrin gjë që thekson faktin që askush nuk përdor termin demokrate ,antikomuniste , idealiste, qëndrestarë e te tjera epitete apo cilësi qe presupozohet te kenë anëtarët e një partie te djathtë gje qe tregon gjendjen e rende te atyre qe kane marre përsipër publikisht ta shpëtojnë atë Te kuptohemi jo se PD nuk ka te tillë por me sa duket ata qe janë përfshirë ne masë në sherr me sa duket nuk janë ata.
Ne te gjithë këtë sherr- debat flitet për gjithçka por vetëm për parime , ideologji , program struktura dhe sidomos për funksionim demokratik e te tjera probleme reale të sajë nuk flet njeri për faktin e thjeshte se ato nuk kane ekzistuar ose edhe kur janë shfaqur nuk janë vlerësuar nga asnjëra palë .
PD po kalon një moment te rëndë te jetës se sajë që ne se nuk menaxhohet mire mund ti sjellë edhe fundin. Un nuk besoj se zgjedhja e kryetarit te sajë është zgjidhja pasi me sa duket z. Basha do te jetë serish kryetar i sajë por kryetari mund te kthehet ne problem në se nuk e kupton dhe veçanërisht nuk reagon ne kahun e duhura për te shpëtuar PD-në. PD , ka qartësisht një problem te madh ideologjinë aq te domosdoshme për te mbajtur të bashkuar një parti, sidomos kur ajo është ne opozitë,
Nga sherri dhe sulmet ndaj njeri tjetrit te drejtëve e përfaqësuesve të lartë politike të sajë shihet qarte qe ideologjia as nuk ekziston ne mendjet e tyre sy arsye e humbjes se zgjedhjeve .Të gjithë janë të fokusuar tek listat për deputetë.
Pala qe nuk u përfshi ne to akuzon palën tjetër se është ajo përgjegjëse për humbjen pasi nuk u votua nga shqiptaret, pala në lista apo afër sajë akuzon te parët se sabotuan me qellim fushatën elektorale te PD . E vërteta është se sido qe te ishte lista PD-ja do të humbiste këto zgjedhje, po të ishin një pjesë e atyre qe shajnë sot Bashën, me siguri humbja do kishte qene edhe me e thellë . PD-ja humbi se nuk u votua nga shqiptarët sidomos ata të djathtë që janë edhe votuesit qe ajo përfaqëson. Nuk u votua se në fushatë nuk tha kurrë një fjale për, për problemet e tyre nga krimet e komunizmit tek pronat .
Pas takimit te Bashës me Ramën nën presionin ndërkombët
ar PD-ja humbi çdo nuancë opozitare edhe atë spekulative qe kishte ruajtur ne propagande duke humbur kështu interesin e një pjese te madhe te elektoratit tradicional për të. Sigurisht që pati elektorat fanatik qe votuan per te kryesisht për motive historike e ideologjike ( antikomunistët) por ajo ishte me shume një votë kundër ish komunisteve të PS-së se sa pro PD-se por një pjesë me liberale e te djathtëve zgjidhi te mos shkojë në votime gjë qe i shkaktoi PD-humbjen me të rëndë ne histori. Por kjo nuk duket gje para asaj që pritet të ndodhë si pasojë e këtij debati e sherri te brendshëm qe po kalon çdo limit. Gjithçka duket se është serish në duar te Bashës. Problemi i tij dhe i PD-se nuk janë këta politikanë kundër tij qe gjeti apo i solli vete ne PD por elektorati rikthimi i besimit te tij tek PD-ja që ne kushtet aktuale duket pothuaj i pa mundur .
Nga ato qe po shohim e dëgjomë deri tani ne ato qe Basha thotë në takimet me strukturat ne fushatën për rizgjedhjen e tij duket se nuk e ka kuptuar apo nuk do ta pranojë problemin e madh qe ka ai dhe partia e tij me elektoratin. Mendoj se rizgjedhja është për te një barrë me e rëndë se zgjedhja 4 vite me parë. Nga kjo është i detyruar jo vetëm ta nxjerrë nga balta por ta sjellë ne pushtet PD-ne dhe për këtë rizgjedhja apo edhe “ndërrimi i kuajve” nuk mjafton. Zgjidhje do te ishte përcaktimi se pari prej lidershipit i një filozofie politike dhe kursi ideologjik në interes te se djathtës qe pretendon se përfaqëson brenda se cilës struktura politike dhe elektorati te gjejnë veten e tyre natyrshëm . Kjo është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar , bashkuar e rikthyer ne fitimtare PD-në. Çdo arsye e , fyerje e sharje si “qentë për kocka” që po dëgjojmë te artikulohen ne debatin aktual ne PD janë “pordhë me rigon” që vetëm e thellojnë greminën politike e elektorale të sajë. Vetëm kthimi tek ideologjia, parimet dhe interesat, e birimet njerëzore të se djathtës elektorale, ne se behet ne kohe , mund te rezultojë si shpëtim .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




