Afera korruptive, Muço: Çfarë do përfitojë Shqipëria?
Porti i ri kushton rreth 2 mld €!
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, komentoi aferën korruptive të Portit të Durrësit.
Klodian Muço deklaroi se shteti do të arkëtojë 400 mln euro por do i duhen 1.6 miliardë euro për të ndërtuar një port të ri mallrash.
“Porti i ri i mallrave sipas studimit të fizibilitetit do kushtojë 2 miliardë euro. Shteti do arkëtojë 400 mln euro në 20 vjet supozojmë, shtetit i duhet, ose tatimpaguesit do paguajnë 1.6 mld euro të tjera për një port të ri mallrash. Nuk e di kush është vlerësimi ekonomik që kanë bërë.”-tha Muço.
Eksperti i ekonomisë tha se projekti do ndahet në dy faza, ndërsa përmendi ndërtimin e mijëra apartamenteve për të cilat nuk dihet se cili do jetë përfitimi.
“Ekonomia duket sikur bazohet në industrinë e ndërtimit. Ndërtimet, kush janë përfitimet? Fal qindra mijëra metër katror tokë, për apartamentet, ku është përfitimi?
Çfarë përfiton Shqipëria? Praktikisht do prishin një pronë publike që kushton për ta rindërtuar 2 mld euro duke ia besuar projektin një kompanie.“-tha Muço.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



