E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Duka: Do t’i bashkohem Berishës në zgjedhjet e 2025
Lajme

Agron Duka: Do t’i bashkohem Berishës në zgjedhjet e 2025

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Ai shprehet se listat e mbyllura janë vrastare për partitë e vogla, teksa thekson se fajin për heqjen e koalicioneve parazgjedhore e ka Lulzim Basha, i cili sipas tij braktisi Parlamentin duke djegur mandatet gjë që çoi më pas në reformën e njëanshme.

Në një intervistë për “TCH”, Duka tha se do t’i bashkohet Berishës në zgjedhjet e 2025, për shkak se detyrohet nga listat e mbyllura.

“Komunikimi nuk na ka munguar, Berisha jo vetëm që komunikon me telefon, por mban edhe fjalime. E rëndësishme është të dakordësojmë interesa reciproke në kushte të krijuara. Nëse PD, Berisha, Noka, Gazi, nuk na japin aq sa na takojnë, do bëjmë pjesën që ngelet.

Federata e opozitës vazhdon. Nëse futem unë Fatmir Mediu, në atë 12-tshen nuk dihet kush do jetë i parë kush do jetë i fundit. Është e pritshme kjo lloj negociate. Pa interesa reciproke nuk mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk do biem dakord, do tentojmë. Ky lloj kodi është vrasës për partitë e vogla, nuk mund të dalin vetëm.

Rama nuk pranonte asnjë ndryshim se e patëm fajin vetë ne kur dolëm nga parlamenti. Nëse do ishin koalicionet, ne do hynim vetë si parti të vogla në aleancë. Gafa filloi nga dalja nga parlamenti, Kodi zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme”, tha Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.