AGRON SHEHAJ FLET ME EMRA: JA PSE PO DORËZOJMË MANDATET
Grupi Parlamentar i PD vendosi sot në mënyrë unanime pro propozimit të liderit Lulzim Basha për djegien e mandateve.
Agron Shehaj ishte një prej atyre i cili që mbrëmë shpalli qendrimin e tij mbështetës ndaj këtij propozimi.
Ndërkaq, para pak çastesh ai ka dhënë edhe arsyen se pse sipas tij, opozita po dorëzon mandatet. Për këtë, nuk ngurron të përmendë edhe emra.
-Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua.
Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut.
Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet- përfundon komentin e tij Shehaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



