Aksident fatal në Durrës, e reja përplas qytetarin me biçikletë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, një vajzë 29-vjeçare nga Durrësi, me iniciale Xh. Ç., ka përplasur viktimën teksa ai lëvizte me biçikletë.
Policia njofton se qytetari me iniciale R. B., 69 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
“Xh. Ç., 29 vjeçe, duke drejtuar automjetin në aksin Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë, ku udhëtonte shtetasi R. B., 69 vjeç. Viktima ndërroi jetë në spital,” sqaron policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



