E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident mes dy mjeteve në tunelin Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi
Lajme

Aksident mes dy mjeteve në tunelin Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi

Një aksident rrugor mes dy automjeteve ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në tunelin Tiranë-Elbasan, pasditen e kësaj të diele.

Përplasja ka ndodhur brenda tunelit, ku të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.

Si pasojë e bllokimit të përkohshëm, drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në aksin Tiranë-Elbasan po përballen me vështirësi në lëvizje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.