Aksidenti/ 70 të vdekur nga përplasja e dy autobusëve në Gana
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Gana, ku deri tani janë konfirmuar 70 persona të vdekur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kintampo të Ganës, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më pas në njërin prej tyre kanë shpërthyer flakët.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



