E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentohet presidenti i Moldavisë, Igor Dodon
Bota

Aksidentohet presidenti i Moldavisë, Igor Dodon

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përfshirë në një aksident trafiku, thanë zyrtarët.

Kreu i Shërbimit shtetëror të Sigurisë, Anatloie Golea, tha se preisdneti Dodon ka pësuar vetëm disa gërvishtje dhe ka disa hematoma nga aksidenti, që ndodhi sot në veri të kryeqytetit moldav, Kishiniev. Ai nuk dha detaje të tjera.  Këshilltari i presidentit, Maksim Lebedinschi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Straseni, kur makinat, pjesë e eskortës së presidentit, u përplasën me një makinë, teksa ishin duke tejkaluar një automjet tjetër. Dodon “është mirë dhe nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore”, tha këshilltari Lebedinschi./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.