E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion nga toka, deti e ajri për kapjen  e pronarin të televizionit
Bota

Aksion nga toka, deti e ajri për kapjen e pronarin të televizionit

Prokuroria shtetërore e Turqisë në Stamboll kryen hetim të gjerë kundër organizatës kriminele të personit kontrovers Adnan Oktar, i njohur edhe si Harun Yahya, raporton Anadolu Agency (AA).

oktar1

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.

Deri tani nga liria janë privuar të paktën 79 të dyshuar, përfshirë edhe Oktar i cili është arrestuar në vilën e tij luksoze në vendin Cengelkoy.

oktar

Operacioni policor zgjat edhe më tej, ndërsa në kërkimin e personave të kërkuar marrin pjesë edhe helikopterë dhe anije policore.

Organizata kriminale e Oktar-it ngarkohet për një varg veprash të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual të fëmijëve, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të Ligjit kundër terrorizmit.

I dyshuari i parë Oktar është pronar i televizionit “A9” në të cilën udhëheq emisione në të cilat është i rrethuar me starleta gjysëm të zhveshura të cilat i quan “mace” të tij, duke debatuar për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare.

vla2vila1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.