Aktori i njohur tregon si i shpëtoi sulmit dhe jep detajet tronditëse: Makina u fut në trotuar në mes të njerëzve dhe…
Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte edhe aktori i njohur John Barroëman, i cili ka publikuar një video nga vendi i ngjarjes.
“Makina zbriti në trotuar. Pastaj ka dalë në rrugë, ka goditur dikë, pastaj ka zbritur rrugës dhe është kthyer në trotuar… dhe ka kaluar nëpër një turmë njerëzish dhe më pas në dritaren e një dyqani”, tregon aktori.
Policia thotë se shoferi është arrestuar, por ka refuzuar të thotë nëse ngjarja ishte e qëllimshme.
Përplasja ndodhi vetëm pak larg nga vendi ku ekstremisti islamik vrau 13 persona në tregun e Krishtlindjeve në vitin 2016
Sipas një fotoje të publikuar në internet, shihet një automjet i ndaluar në vitrinën e dyqanit, ku sipas njoftimeve nuk ka pasur të plagosur.
Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm, tha zëdhënësja e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



