E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja e BBC vë në siklet kryeministrin grek: Vetëm 2 gra…
Bota

Gazetarja e BBC vë në siklet kryeministrin grek: Vetëm 2 gra…

Kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis intervistën e parë e ka dhënë për BBC. Ndër pyetjet e tjera, ajo që u vuri në siklet kryeministrin ishte pyetja e gazetares për politikat gjinore.

Në qeverinë e re greke, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 7 korrikut, nga 21 ministra, ka vetëm 2 gra.

Mitsotakis u mundua të justifikohej, duke thënë se nuk kishte mjaftueshëm gra të interesuara për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Gazetarja shprehu sërish habi duke i thënë se si është e mundur diçka e tillë në një vend të madh si Greqia. Kryeministri e gjeti justifikimin tek fakti se në listat e kandidatëve për deputetë ishte përcaktuar me ligj që 40% e tyre të ishin për femrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.