E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e rëndë: Florentino Perez manipuloi shortin e Champions League
Sport

Akuza e rëndë: Florentino Perez manipuloi shortin e Champions League

Programi argjentinas “Jorge Ramos y su banda”, te kanali ESPN, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Moderatori i emisionit shfaqi një mesazh që një person pranë numrit një të Realit i kishte dërguar.

Sipas akuzës, më 12 dhjetor (pesë ditë përpara shortit të datës 17) Florentino Perez nisi presionet te UEFA që në gogla të kapej Ajaxi.

Dhe pikërisht do të jetë Ajaxi kundërshtar që do të përballet me kampionët e Europës në fuqi.

Image

Jorge Ramos nuk ka zbuluar burimin, por ka dhënë detaje.

Ajo që mbetet është një polemikë e re që do të bëjë të diskutohet, pas zërave të ndryshëm se Perez bëri presion që Modric të fitonte “Topin e Artë”, pasi Ronaldo ishte transferuar te Juventusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.