E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alban Skënderaj / Vetëm bashkë mund të ndihmojmë fëmijët me aftësi të kufizuara
Uncategorized

Alban Skënderaj / Vetëm bashkë mund të ndihmojmë fëmijët me aftësi të kufizuara

Këngëtari i njohur Alban Skenderaj ka pranuar të jetë më pranë atyre fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë.

Ai do të jetë tashmë ambasador i World Vision në Shqipëri dhe Kosovë ndërsa ka iniciuar edhe një nismë për të kërkuar kontribute për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Me shume dashuri pranova te jem ambasador i World Vision ne Shqiperi dhe Kosove, nje organizate qe ka ne zemer te saj femijet.  Bashke do te përshkruajmë nje udhetim te gjate e do bejme gjithcka qe femijet te rritet me dashuri por edhe dinjitet. TUNGJATJETA..JETE eshte nje nisme qe i dedikohet femijeve me Aftesi te Kufizuara te cilet nuk marrin dot asnje sherbim. World Vision nuk mund tia dale vetem ndaj ky projekt meriton vemendjen dhe solidaritetin e te gjitheve. Ftojme te gjithe shqiptaret te dhurojne 400 leke ne menyre qe mijra femijeve me aftesi te kufizuara qe jetojne ne zonat te thella te Librazhdit t’ju mundesohet nje grup mjekesh dhe specialistesh ne shtepite e tyre. Mijra femijeve ju eshte mohuar femijeria per arsye qe nuk varen prej tyre. Ata sot kane nevoje per mbeshtetje, dashuri! Histori te veshtira, te dhimbshme, por edhe plot jete, deshire, besim e shprese. Ata femije si cdo femije meritojne t‘ju rikthehet sa me pare buzëqeshja”, ka thënë këngëtari i njohur shqiptar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.