Alibeaj thirje kryeministrit: Të vijë të flasë për atë që di
Grupi i “vulës” me në krye Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në parlament është shprehur se kryeministrit Edi Rama po i fshihej parlamentit që prej dy muajsh.
Ai është shprehur se kryeministri duhet të vijë dhe të paraqitet në parlament për të folur në lidhje me ato që di.
“Rama prej dy muajsh i fshihet parlamenti. Kryeministri të vijë në parlament dhe të flasë për atë që di… Zoti Neza, Duçka dhe konkretisht Neza ka paguar McGonigal 225 mijë dollarë për të zhvilluar punën e tij”, u shpreh Alibeaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



