E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP çon dosjen në Prokurori. Shteti shqiptar si han pa porta, Ervin Muça vodhi të dhënat në TIMS
Uncategorized

AMP çon dosjen në Prokurori. Shteti shqiptar si han pa porta, Ervin Muça vodhi të dhënat në TIMS

Pas reagimit të SHBA-ve pranohet skandali i vjedhjes së TIMS-it. Ky është i dyshuari Ervin Muça. AMP çon dosjen në Prokurori. Shteti shqiptar si han pa porta

Shteti shqiptar është bërë si han pa porta. Sharlatanë dhe pupacë të krimit bëjnë ç’të duan me sekretet dhe të dhënat e qytetarëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka praniuar publikisht vjedhjen të dhënave të sistemit TIMS, ndërsa ka njoftuar se ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës skandalin.

Si koka e skandalit dyshohet dhe lakohet ky personazh. Quhet Ervin Muça. I pezulluar nga policia pas skandalit të publikimit të pagave, por çuditërisht i rikthyer sërisht.

“Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë”, thekson AMP-ja.

Me anë të një postimi në Facebook, ishte fillimisht eksperti për sigurinë dhe krimin, Ervin Karamuço i cili bëri denoncimin e fortë.

Pas tij ishte eksperti i IT, Gent Progni ka denoncuar vjedhjen e të dhënave të Policisë së Shtetit me urdhër të Drejtorit të Departamentit të Tekonologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.