E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analiza/ Gjekmarkaj: Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij, Kumbaro u bë simboli i tjetërsimit njerëzor
Sot

Analiza/ Gjekmarkaj: Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij, Kumbaro u bë simboli i tjetërsimit njerëzor

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet!

Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet!

Majko u tregua dinjitoz. Me gjasë ka vënë në diskutim karrieren e tij të mëtejshme, për aq kohë lider është Edi Rama! Nuk do ti mungojnë thashethemet, distancimet dhe shënjimet me gisht si armik i brendshem derisa shefi të shprehet. Në Shqipëri shefi është Zoti!

Majko nuk e hodhi atë firmë të ndyre dhe nuk u be pjesë e shembjes se trashëgimisë kulturore dhe grabitjes së tokës publike për arsye të shëmtuara korruptive. Ndërsa Kumbaro, ministrja që duhej të mbronte kulturen u bë simboli më trishtues i tjetërsimit njerëzor e intelektual për një palo karrige.

Nuk përjashtohen edhe benefice të tjera që e bëjnë të akullt në shikim dhe të paeupur në mbrojtje të këtij projekti mafioz. Majko zbuloi sa socialistë kanë mbetur e sa Rilindas e zoterojnë partinë. Gjithë ai unitet rreth liderit të kujton vitin 1934 në Gjermani kur vdiste Hindenburgu dhe parlamenti votonte bashkimin në një të postit të tij me ate Kancelarit duke prodhuar Fuhrerin!

Pasojat e aktit dihen. A do të pranoje Shqiperia një Fuhrer? Dje u bë prova gjenerale në favor të despotizmit.

Ajo që ben përshtypje në aktin e mbrëmshëm në raport me paraardhesit e partisë socialiste me ata që i thërrasim etër. Ata shtinin në mish njeriu drejtperdrejt ne emer te luftes se klasave, urrejtjes ideologjike e krahinore, në emer të Enverit e partisë, por ishin më të ndershem në dhunë e terror. Nuk lodheshin me zgjedhje e parlament. Keta diktaturen e realizojne me ligj! Trimeri s’kanë, hile po.

Një ditë më pas përvijohen qarte dhunuesit në një anë dhe shoqeria në tjetrën.

Burgjet janë të vogla. Te mjaftueshme per dhunuesit dhe jo per popullin. Alternativë tjeter s’ka, o populli në burg, o dhunuesit! Policia e Xhafajt, gjyqtaret e rrethit te tij familjare ne sistem, prokurorja Marku ne pritje te urdherit te Rames nder zyra per te ngjallur frike dhe njerzit e lire qe tek korrupsioni shohin vdekjen kapilare te shpresave per demokraci e normalitet ne rruge .Skenar tjeter ska. Neser me ligj shpallemi armiq te shtetit. Të presim deri atëherë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.