Anëtari i KLP me dëftesë të falsifikuar kërcënon gazetarin/ Manjani: Mblidh bishtin ndër shalë e largohu
Një skandal i madh ka përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një ndër organet kryesore pas të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi.
Fjala është për njërin nga anëtarët e këtij organi, Tartar Bazaj.
Bazuar në një denoncim të ardhur në redaksinë e SYRI.net, Bazaj nuk ka kryer as shkollën e mesme!
Duke ju referuar denoncimit, Tartar Bazaj ka mbaruar vetëm 3 klasë agronomi në Sevaster të Vlorës të cilën e ka braktisur në vitin e tretë.
Vetë Bazaj, më herët kishte pretenduar se ka mbaruar shkollen e mesme në një fshat të Tiranës , edhe pse ka jetuar gjithmonë në Vlorë.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Nuk mbledh bishtin ndër shalë e të largohet, por kërcënon gazetarin”, shkruan ish-ministri, referuar emisionit “Ajsberg”, ku anëtari i KLP kërcënon gazetarin Artur Çani.
Ja çfarë shkruan Manjani:
Ua ua ua ua ua…
Anëtari i KLP-së!!!
Pu pu pu pu pu!
Është emëruar aty me dëftesë fallco dhe nuk mbledh bishtin ndër shalë e të largohet, por kërcënon gazetarin…
Kjo nuk ka të bëjë më me turpin, por me ligjin!
Duhet shkarkuar një orë e më parë! Gjykatës e prokurorë, por edhe policë e punonjës administrade largohen nga detyra për shumë më pak sesa ky!!!
Ndërkohë, ka edhe të tjerë shkelës ligji që kanë marrë detyra kushtetuese në institucionet e reja të drejtësisë që deshën…
Veç kujdes, mos na shqetësoni Callaveren..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



