E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Angli/ Sulm i përgjakshëm, tre të vdekur dhe tre të plagosur
Bota

Angli/ Sulm i përgjakshëm, tre të vdekur dhe tre të plagosur

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në Nottingham, Angli.

Dy persona, që besohet se ishin therur me thikë, u gjetën të vdekur nga policia në Ilkeston Road pak pas orës 04:00. Më pas oficerët u thirrën në Milton Street, ku një furgon kishte tentuar të përplaste tre persona. Policia, e cila ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasje, më pas gjeti një burrë të vdekur në Magdala.

31-vjeçari i arrestuar ndodhet në paraburgim dhe disa kordonë policie janë vendosur në qendër të qytetit. Policia e Nottinghamshire tha se tre personat e plagosur në sulmin me furgon në Milton Street po trajtoheshin në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autoritetet e cilësuan këtë ngjarje një incident të tmerrshëm dhe tragjik dhe vdekjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Një dëshmitar okular i tha BBC-së se ai pa momentin kur një i ri dhe një grua e re u goditën me thikë në Ilkeston Road, afër kryqëzimit me Bright Street, rreth orës 04:00. Burri, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se dëgjoi “ulërima të tmerrshme” dhe pa një burrë të veshur me të zeza, me kapuç dhe çantë shpine, “duke luftuar me disa njerëz”.

Ishte një burrë, një vajzë, dhe një djalë, ata dukeshin mjaft të rinj. Ajo po bërtiste “ndihmë!” E pashë të godiste me thikë në fillim djalin dhe më pas gruan. Djaloshi u rrëzua në mes të rrugës.m Vajza u pengua drejt një shtëpie dhe nuk lëvizi. Në minutën tjetër ajo ishte zhdukur në anë të një shtëpie dhe ja ku e gjetën.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me identitetin apo nacionalitetin e viktimave,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.