Anonymous Greece sulmon faqet shqiptare dhe tall Edi Ramën
Një blog grek raporton se disa faqe të qeverisë shqiptarë kanë rënë pre e Anonymous Greece si “hakmarrje” ndaj ngjarjes së ndodhur në Bularat.
Kjo faqe shkruan se policia në Bularat ka pushtuar shtëpitë e banorëve dhe ka shkulur flamurin që aty.

“Mirupafshim Shqipëri…” kanë shkruar ata në faqen e tyre në rrjetet sociale, duke paralajmëruar për sulme të tjera.
Ata kishin postuar gjithashtu edhe një foto gazmore të kryeministrit Edi Rama.
Ky grupim hakerash kanë paralajmëruar vendin tonë që prej vdekjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



