E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli lë në burg djalin e pastrueses milionere
Lajme

Apeli lë në burg djalin e pastrueses milionere

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë për Havier Dobin, djalin e pastrueses Rozeta Dobi, i akuzuar për vjedhjen e një shume të madhe parash në banesën e ish-zyrtares në Kryeministri, Alda Klosi.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 15.12.2022, është njoftuar salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A.K Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases me iniciale A.K, është shtetësja me iniciale R.D, e punësuar si pastruese së bashku me djalin e saj me iniciale H.D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me ndalimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale R.D dhe H.D të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 42 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

-Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim R.D.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim R.D, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim H.D.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim H.D, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

Çështja në apel u shqyrtua vetëm mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale H.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit, duke caktuar atë të “arrestit në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Elona Mihali, me vendimin e datës 25.01.2023 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.42 akti date 09.01.2023 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.