E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apostolova : Komisioneri Hahn kërkon heqjen e taksës 100%
Bota

Apostolova : Komisioneri Hahn kërkon heqjen e taksës 100%

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya  , ka thënë se mesazhi i komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë vizitës së sotme do të jetë i qartë se duhet të hiqet taksa për mallrat serbe Sipas të parës së BE-së në vendin tonë, taksa prej 100 për qind po e dëmton Kosovën që ka presidencën e CEFTA-s dhe se Kosova po thyen ligjet ndërkombëtare.  Këto komente ajo i bëri pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët po qëndrojnë të bllokuar në Kuvend në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, njofton Klan Kosova. Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, gjatë vizitës së sotme në Prishtinë do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.