Ardit Gjebrea bën thirrjen për të rinjtë, pas rastit në “Shihemi në Gjyq”: Celebrohuni, ose…
Bashkëjetesa është kthyer në një fenomen normal në shoqërinë e ditëve të sotme. Çiftet të cilët zgjedhin që të mos martohen, por të jetojnë sëbashku e të krijojnë edhe familje, janë gjithnjë e në rritje. Por shumë prej tyre ndoshta nuk e dinë se çfarë ndodh me pronën që kanë sëbashku, në rast se ndahen. Pikërisht këtë pyetje i drejtoi edhe Ardit Gjebrea, juristes Eni Çobani në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
Eni Çobani: Në emër të kujt është shtëpia, këtë dua të di.
Ardit Gjebrea: Prindërit vdesin dhe ky është djali i vetëm.
Eni Çobani: Ngelet në emrin e djalit.
Ardit Gjebrea: Tani ai bashkëjeton 20 vite me dikë. Nuk celebrohen, bëjnë edhe fëmijë dhe më pas ndahen. Ka ndonjë pjesë (gruaja)?
Eni Çobani: Jo!
Ardit Gjebrea: Fare, fare? Edhe pse kanë bashkëjetuar 20 vite, edhe pse kanë bërë fëmijë?
Eni Çobani: Fare, fare! Edhe pse kanë bërë fëmijë!
Ardit Gjebrea: Ka pjesë fëmija sigurisht. Gruaja jo.
Eni Çobani: Ka pjesë sigurisht, por kur vdes prindi. Duhet të kuptojnë të gjitha gratë që në momentin që ndahen nga këto bashkëjetesa. Pyetja që vjen natyrshëm është: “Po pjesë për fëmijën?” Jo, u them, kur të vdesë ai prindi, në bazë të trashëgimisë fiton fëmija.
Ardit Gjebrea: Po në qoftë se prindi martohet me dikë tjetër dhe ia lë në testament fëmijës tjetër që ka bërë në martesën e celebruar?
Eni Çobani: Ngelet pa pronë.
Ardit Gjebrea: Fare, fare?
Eni Çobani: Fare, fare!
Ardit Gjebrea: Celebrohuni ose mos harroni kontratën! Do që të bashkëjetojmë? Shkruaj një herë kontratën, pastaj problem tjetër nëse martohemi. Ka shumë rrugëzgjidhje./tvklan.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


