Arian Çani: Alibeajn donin ta bënin president, nuk pranoi Amerika
Gazetari Arian Çani ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjene sotme në lidhje me kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.
Çani tha në emisionin e Erla Mëhillit se Alibeaj është lakuar si emër për tu bërë President i Shqipërisë. Ai deklaroi se kjo gjë nuk u arrit, pasi Amerika nuk pranoi.
“Alibeaj e di shumë mirë, që në zgjedhjet që sapo kaluan për president Enkelejd Alibeaj ishte emër i lakuar për të qenë President i Shqipërisë. Ky nuk është thashethem. Ai mund ta mohojë, por ka ca njerëz që e dinë, më mirë të jetë i ndershëm. Pyetja ime është se pse amerikanët nuk e mbështetën pse thanë “Jo”?”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Alibeaj nuk e pranoi këtë gjë, pasi tha se “kjo është çështje konspirative”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



