E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkitekti I lesh- punueses më masive në vend , dhe opinionit publik !
Sot

Arkitekti I lesh- punueses më masive në vend , dhe opinionit publik !

Irenq Beqiraj

Sot në një konferencë shtypi qeveria na i rikujtoi që mali i Shpiragut ndodhet ne Shqipëri edhe është pronë e shqiptarëve “. Na tha edhe që me thesarin e zbuluar nga SHELL vetëm “qielli është limiti” për ne.

E velur nga konferencat e qeverisë , mendoj që prap ato mungojnë . Qeveria nuk bën konferenca për shtyp për të arsyetuar rezultatet , arritjen pse jo edhe mos arritjet e objektivave të vendosura nga ajo vet.

Përshembull, ca gojë të liga thonë që Air Albania ka krijuar “një gropë” ku gjithë kapitali i vendosur nga shteti po gllabërohet nga humbjet . Nga qeveria askush nuk flet më për AirAlbanian .
“Ca gojë edhe më të liga akoma” duan të thonë që Kompania e investimeve Strategjike është një dështim edhe do të mbyllet , por qeverisë pa ju mbyllur mirë “plagët e luftës parlamentare” në mbrojtje të saj , as emrin nuk ja e zë më në gojë !
Shtohet afati i koncensionit të markimit , “si dhuratë për sekserin turk të kryeministrit”, thone ca “më të kqinj ” padyshim , por sërisht asnjë argumentim nga qeveria , nëse kjo është e vertetë, apo pse u morr ky vendim?

Asnjë matje e detikuar nuk gjendet për arritjet e ekonomisë nga investimet strategjike , nga fondet e start up-it, fondet e buqësisë etj .

Aty ku duhet të flasin me argumente , me matje e pa pasion heshtin , ndrësa kur nuk ka asgjë për të thenë, bëhen konferenca shtypi. Ndaj edhe opinioni publik është transformuar në një lesh-punuese masive ku nuk shpëton njeri e nuk do të na shpëtojë njeri , arkitektja edhe furnizuesja kryesore me lendë e parë për të është qeveria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.