Arrestimi i Goros/ Bardhi: Të shkarkohet urgjentisht

Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimin e kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Në një status në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë.

Ai kërkon shkarkimin urgjent të Goros nga detyra, ndërsa thekson se duhen arrestuar edhe bashkëpunorë të tjerë të kryeministrit Edi Rama për investimet strategjike.

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”, theksoi nënkryetari i PD-së.

Publikuar nga Publik Media