E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë
Bota

Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë

Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi financimin e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).

Sipas CNN, policia ka konfirmuar se 52-vjeçarja është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi këtë ngjarje.

Më 5 prill, u zhvillua një kontroll në shtëpinë e Sturgeon, po ashtu dhe në selinë e partisë. Bashkë me të u shoqërua edhe bashkëshorti i saj Peter Murrell, ish-drejtor ekzekutiv i SNP-së, i cili u lirua më pas.

Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004. Ajo u bë kryeministre që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë.

Sturgeon, njoftoi papritmas dorëheqjen e saj si ministre e parë në shkurt, pas një periudhe nëntëvjeçare në të cilën ajo u bë kryetarja e lëvizjes për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.