Arrestohet në Meksikë bosi i drogës
Rafael Caro Quintero, një bos droge i njohur si “koka e narkotikëve”, që organizoi vrasjen e një agjenti të amerikan të Antidrogës në vitin 1985, është kapur nga forcat meksikane .Caro Quintero, nga La Noria, Sinaloa, është ndoshta më i njohur si një nga bashkëthemeluesit e kartelit Guadalajara. Lulëzimi i grupit ishte në vitet 1970 dhe 1980, kur kryesisht trafikonte kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Meksika në SHBA.
Caro Quintero në një moment u dënua me 40 vjet burg, për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të Administratës së Zbatimit të Drogës, Enrique “Kiki” Camarena, në 1985. Caro Quintero besonte se Camarena ishte fajtor për një operacion në një plantacion marihuane një vit më parë. Rezultonte si një ndër 10 më të kërkuarit në listën e FBI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



