E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet personi që filmoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Iran
Publik News

Arrestohet personi që filmoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Iran

Detajet e arrestimit deri më tani nuk janë bërë të ditura, e siç raporton BBC personi i arrestuar pritet të ballafaqohet me akuza të rënda përfshirë këtu sigurinë nacionale.

Në anën tjetër ushtria iraniane ka pranuar se pa qëllim e kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas në Teheran, duke pretenduar se bëhet fjalë për një gabim të shkaktuar nga faktori njeri.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se për këtë ngjarje siç ai e ka quajtur tragjike, nuk do të duhej të akuzohej vetëm një person. E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, analistët kanë vlerësuar se në të shihet se si aeroplani goditet nga dy raketa.

Të martën Teherani ka njoftuar se janë arrestuar persona që kanë lidhje me rrëzimin e aeroplanit ukrainas. Ndërkaq New York Times, ka publikuar videon e filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy raketa të shkrepura që rrëzojnë aeroplanin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.