E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet prifti, përdhunoi të miturën brenda në kishë
Bota

Arrestohet prifti, përdhunoi të miturën brenda në kishë

Policia greke ka arrestuar një prift 37-vjeçar në Athinë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Mediat greke bëjnë me dije se prifti, babai i dy fëmijëve, shërbente në në kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës.

Përdhunimi ka ndodhur dy vjet më parë, kur ajo ishte 15 vjeçe, por vajza e frikësuar i ka treguar vetëm tani prindërve, të cilët më pas kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici.

Policia bën me dije se prifti ortodoks ka shfrytëzuar shkollën e Katekizmit për të qendruar pranë vajzës duke e abuzuar seksualisht. Autoritetet greke njoftojnë se abuzimi me vajzën ka ndodhur brenda ambienteve të kishës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.