E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsyeja pse Donald Trump nuk pi kurrë alkool, një histori prekëse
Bota

Arsyeja pse Donald Trump nuk pi kurrë alkool, një histori prekëse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar se pse nuk ka pirë kurrë asnjë pije alkoolike në jetën e tij.

Ai është hapur për këtë temë për herë të parë, dhe ka thënë se nuk pi alkool për arsye se vëllai i tij i madh i ishte përgjeruar atij, që kurrë të mos e bënte këtë.

Fred Trump ka vdekur 36 vjet më përpara në vitin 1981, në moshën 43 vjeçare, përderisa në ato kohë, Donald Trump ishte 35-vjeçar. Vëllai i D.Trump kishte vdekur pas një beteje të gjatë me alkoolizimin.

Dhe për shkak të këtij problem të vëllait të madh, Donald kurrë nuk kishte provuar alkoolin deri më sot.

Dhe po ashtu, kjo është arsyeja se pse Presidenti nuk ka konsumuar asnjëherë as edhe një cigare të vetme.

Presidenti ka thënë në një deklaratë të tijën: “Unë kam pasur një vëlla me emrin Fred – njeri i mrekullueshëm, ka pasur personalitetin më të mirë, ka qenë shumë më i mirë se unë.

Por ai ka pasur një problem, ai ka pasur varësi ndaj alkoolit dhe ai më thoshte gjatë gjithë kohës ‘mos pi; mos pi’.

Ai ishte më i vjetër se unë, dhe unë e dëgjoja atë, e respektova shumë. Gjatë gjithë kohës më thoshte ‘mos pi duhan’ dhe këtë ai do e thoshte gjatë gjithë kohës.

Deri më sot unë kurrë nuk kam pirë asnjë gotë alkool” ka thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.