E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“As pushtuesit, as diktatori nuk e preken hapësirën e Universitetit Bujqësor’’, Veliaj jep leje për të ndërtuar brenda kampusit universitar
Sot

“As pushtuesit, as diktatori nuk e preken hapësirën e Universitetit Bujqësor’’, Veliaj jep leje për të ndërtuar brenda kampusit universitar

Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi, mjafton të ecësh për pak minuta dhe shikon se kudo po nderohet. Madje në disa raste janë shembur edhe lulishte edhe parqe lojërash për t’ua lënë vendin ndërtimit të kullave.

Ndërsa pedagogu i Universitetit Bujqësor, Gjok Vuksani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi brenda hapësirës së “Universitetit Bujqësor”.

Po ashtu në postimin e tij Vuksani ka shkruar se kjo që po ndodh është e padëgjuar, ndonjëherë dhe se ish-diktatori Enver Hoxha nuk ka guxuar ta prekë hapësirën e Universitetit Bujqësor.

Pedagogu krahas këtij postimi ka publikuar edhe disa foto ku shikohet se kanë nisur punimet dhe se parku me bimë pyjore po shkatërrohet që të ndërtohet një godinë.

A është e drejtë kjo? Sa etike është të ndërtohen godina brenda një kampusi universitar dhe mbi të gjitha të shkatërrohet bimësia për të hedhur beton. Komentet ju takojnë juve.

Postimi i plotë:

E tmerrshme, e dhimshme , e padegjuar ndonjehere “Leje ndertimi brenda hapsires se Universitetit!!!! Bashkia e Tiranes jep leje ndertimi brenda kampusit te Universitetit Bujqesor. Sot FILLOI TE PRISHET PARKU me bime pyjore dhe te ndertohet nje godine!! Ne pedagoget dhe studentet duhet ta mbrojme shtepine tone duhet te ruajme kete pasuri kombetare te biodiversitetit. As pushtuesit , as diktatori nuk e preken hapsiren e Universitetit Bujqesor te Tiranes. JU BEJ THIRRJE KOLEGE PROFESORE DHE STUDENTE TE NGRIHEMI PER TE MOS LEJUAR SHKATRIMIN E UNIVERITETIT ME TE MIRE NE SHQIPERI…’’
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.