E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Astrit, Luli e hapi derën dhe u shfaq Doktori
Uncategorized

Astrit, Luli e hapi derën dhe u shfaq Doktori

BeFunky Collage

Pa u mbushur 24 orë nga paralajmërimi ‘rrënqethës’ që Astrit Patozi i dha Bashës me batutën: “Mos e hap atë derë or trim”, dera u hap dhe përpara të gjithëve u shfaq Sali Berisha.

Për afro një muaj rresht, kritikët dhe kundërshtarët e Lulzim Bashës ishin përpjekur ta interpretonin  distancimin e Berishës nga polemikat në favorin e tyre. Qarkulluan disa teori. Nga më të çuditshmet.

Berisha qëndronte në zyrën e vetë në mes të Tiranës, por u duk si më e thjeshtë që shpjegimin për heshtjen e tij ta gjeje tek ca zyra matanë oqeanit, ku qëndrojnë drejtorët  e George Soros. (!)
Disa qëndrime publike të dhëndrit dhe të djalit të Berishës (dhe njerëzve të tij), u interpretuan si mesazhe të koduara kundër Lulzim Bashës nga kritizerët e këtij të fundit.

Thashethushet e tavolinave u konvertuan dhe në artikuj mediatikë me dilema pa asnjë bazë, të tipit:

“A është Berisha i shantazhuar nga Basha dhe faktori ndërkombëtar?”;
“Mos ka ndonjë siklet që s’po flet?”; “
“Ka problemin e të birit Doktori?”;

“A është Basha peng i Sorosit dhe Berisha i shantazhuari i tij?” etj etj etj.

Të gjitha tezat e hedhura për një muaj në tregun mediatik u shkërrmoqën sot dhe Berisha bëri atë që di të bëjë më mirë, atë më të rëndësishmen: Të mbajë partinë. Kaq.

Nëse do rendisnim mesazhet eksplicite që dha sot Berisha, më kryesoret do ishin:

1.Legjitimimi i zgjedhjeve në parti, me prezencën e tij dhe fjalën e mbajtur me këtë rast.
2. Nuk ka ndodhur asnjë fatalitet. Berisha tha se nuk ka humbje fatale nëse ti nuk e trajton si të tillë.
3. Cilësoi fatale dehjen nga humbja. Duke nënkuptuar se për disa kritikë, humbja e PD-së ishte biçim gostie.
4. Bëri thirrje të liheshin mënjanë emocionet dhe të punohej me mençuri për konsolidimin e PD-së, duke vënë theksin tek kohezioni me palët skeptike.
5. Tha se është momenti për të ndërtuar një strategji të qartë opozitare.

Do ishte tentativë e kotë të interpretosh në favor të kritikëve të Bashës ndonjë prej gërmave që artikuloi Berisha sot.
Berisha do Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Kjo është premisa e vetme e çdo arsyetimi të mëtejshëm.

Nëse të njëjtën premisë do duhej ta shprehnim popullorçe, një variant do ishte:“Astrit, Luli e hapi derën dhe u shfaq Doktori” / Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.