Atentati në Lushnje, Elton Qyno befason detajet e papritura
‘Juli i Pashakos’, asnjëherë nuk ka qenë kundërshtari i betuar i Aldo Bares
Gazetari Elton Qyno ka komentuar atentatin ndaj Julian Sulës pranë stadiumit në Lushnjë dhe lidhjet e tij të pretenduara me rivalitetin ndaj Aldo Bares.
Sipas Qynos, Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, nuk ka qenë kurrë kundërshtari i betuar i Aldo Bares, pasi mes tyre nuk ka pasur asnjë llogari personale për t’u zgjidhur.
Gazetari shton se situata mund të ndryshojë nëse Aldo Bare del nga burgu, duke nënkuptuar se Sula do të duhej të largohej menjëherë nga Lushnja nëse do të bëhej një kundërshtar i betuar i tij.
“‘Juli i Pashakos’, asnjëherë nuk ka qenë kundërshtari i betuar i Aldo Bares, se s’kanë pasur asnjë hesap për të ndarë ndaj njëri-tjetrit. Nëse Aldo del nga burgu sot dhe Juli i bie që të jetë kundërshtari i betuar i Aldos, atëherë Juli duhet të lërë Lushnjën brenda muajit… Vijoni me përbetime tani… Shikoni të tjera gjëra se mbetët akoma te Bare, kanë evoluar konfliktet….”, shkruan Qyno.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



