Aulon Kalaja: Të gjithë ne funksionarë e PD-së, të japim dorëheqjen!
Rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjyes dhe secili duhet të marë pëgjegjësi.
Pa diskutim që makineria e partisë-shtet, trysnoi, devijoi dhe manipuloi vullnetin e lirë të qytetarëve, por këtë ne e dinim më herët dhe ndaj nuk ka justifikime.
Mendoj se duhet të japim dorëheqjen, të gjithë ne funksionarët e PD, që të krijohen hapsira të reja.
Të nisim një bashkëbisedim me qytetarët, duke ndryshuar vetveten dhe t’i ofrojmë atyre votën e lirë.
Në gjendjen që jemi, nuk mund të ofrojmë zgjidhje që atdheu ynë të mos zbrazet, prandaj na duhet një model tjetër.
Zgjedhjet e 2025 janë afër dhe nuk kemi kohë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



